Krim në spital, nënës së re nga Dibra e Madhe i hiqen tre organe në Strugë

Një ngjarje horror është raportuar në Spitalin e Strugës, ku një nëne të re nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut i janë hequr tre organe pas lindjes. Ngjarja ka ndodhur pak muaj më parë dhe ka tronditur mbarë vendin, ndërsa autoritetet kanë reaguar vetëm një ditë më parë, duke shkarkuar drejtorin e spitalit, Muhamed Asani.

Të gjitha procedurat e tjera janë duke u zhvilluar në lidhje me aktivitetet dhe institucionet e tjera që ishin të përfshira në këtë rast, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke informuar për rastin në spitalin e Strugës me lehonën nga Dibra.

”Dje mora vendim për të formuar një komision të ri. Kjo është një mundësi ligjore që ka Ministria e Shëndetësisë. Komisioni i parë u krijua gjithashtu me kërkesë të MSH-së, por atëherë përmes Dhomës Mjekësore, por duke i pasur parasysh disa ndërhyrjet dhe kërkesat që kishte së pari nga familja e nënës, pastaj nga disa institucione, të tilla si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mora vendim për të formuar komision tjetër, i cili do të drejtohet nga drejtorët e Klinikave të Urologjisë, KARIL, gjinekologji, drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të cilët do të duhet të bëjnë analizë të rastit”, tha Filipçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?