“Krime lufte në Ukrainë“, Rusia: SHBA-ja po nxjerr justifikime për të përshkallëzuar luftën

Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, përmes zv/presidentes, Kamala Harris, SHBA përcaktoi zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara i ka etiketuar akuzat për krime lufte ruse në Ukrainë një “justifikim” të krijuar nga Uashingtoni për të përshkallëzuar konfliktin.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, ambasadori Anatoly Antonov u përgjigj deklaratave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne i konsiderojmë insinuata të tilla si përpjekje të paprecedentë për të demonizuar Rusinë në rrjedhën e një lufte hibride, të nisur kundër nesh. Nuk ka dyshim se qëllimi i sulmeve të tilla është të justifikojë veprimet e vetë Uashingtonit për të nxitur krizën ukrainase”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?