Krishtlindjet “kushtëzojnë” Gjermaninë, Merkel jep urdhrin për mbylljen e vendit

Gjermania ka hyrë në karantinë përgjatë Krishtlindjeve dhe më pas, për shkak të rritjeve të rasteve të reja me Covid-19 dhe vdekjeve.

Bizneset jo fort esensiale do të mbyllen në të gjithë vendin duke filluar që prej të mërkurës, ndërkohë që nxënësit do të vijojnë mësimin online nga shtëtpia.

Kancelarja Merkel tha se rreziku i kontakteve të shumta sociale pritet të rritet këto ditë për shkak të festimeve.

Statistikat e fundit tregojnë për më shumë se 20.200 raste të reja me Covid dhe 321 vdekje.

Mbyllja e dytë e Gjermanisë do të zgjasë nga 16 dhjetori deri në 10 janar, një vendim që është konsideruar si emergjent nga autoritetet për t’u vendosur në zbatim.

Kompanitë e mëdha do ta vazhdojnë komunikimin dhe punën me punonjësit nga shtëpia. Parukeritë do të mbyllen. Të gjitha festimet e organizuara në ambiente me shumë njerëz do të aullohen, si dhe nuk do të lejohen vendet ku mund të konsumohen pije alkoolike.

Të vetmet biznese që do të qëndrojnë të hapura janë ushqimoret, bankat dhe dyqanet me produkte festash.

SHKARKO APP