Krishtlindjet/ Mesazhet nga liderët botërorë, Biden: Lutemi për paqe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, së bashku me zonjën e pare, Jill Biden i uruan Krishtlindjet të gjithë stafit ushtarak të SHBA të stacionuar jashtë vendit duke i falënderuar për shërbimin e tyre

“Ju jeni shtylla e hekurt kurrizore dhe e palëkundur e këtij vendi. Jeni gjithmonë vigjilentë dhe gjithmonë gati kur detyra thërret, 365 ditë të vitit, edhe gjatë sezonit të festive, teksa ne lutemi për paqe dhe shpërndajmë gëzim, ne shohim gjithashtu drejt mundësisë për një vit më të mirë dhe të falënderojmë Zotin për çdo gjë që kemi”.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta bëri një nderim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë Princit Filip në mesazhin e saj të parë për Krishtlindje që nga ndarja e tij nga jeta, duke nënvizuar se kjo festë është e vështirë për ata që vajtojnë humbjen e njerëzve të dashur

“Edhe pse është një kohë për gëzim dhe begati, Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Këtë vit në veçanti unë mund ta kuptoj përse. Për mua, një muaj pas ndarjes së të shtrenjtit tim Filip, unë kam marrë afeksionin dhe ngrohtësinë e shumë njerëzve që kanë nderuar jetën dhe punën e tij në gjithë vendin, në zonën e Komon-Uelthit dhe përreth gjithë botës”.

Në mesazhin tradicional të Krishtlindjeve, presidenti gjerman, Frank Valter Shtejnmaier bëri thirrje kundër ndarjeve shoqërore dhe akteve të dhunshme që janë shfaqur së fundmi në Gjermani që nga nisja e pandemisë dhe hyrjes në fuqi të masave për ta luftuar atë.

“Shohim që pas dy vitesh frustrimi, irritimi dhe polarizimi, dhe fatkeqësisht edhe dhuna po shfaqen ne vendin tone. Është e vërtetë që në demokraci nuk duhet që të gjithë të biem dakord. Por le të mos harrojmë që ne jemi një shtet. Duhet të jemi në gjendje të shikojmë njëri-tjetrin në sy edhe pasi kjo pandemi të përfundojë”.

SHKARKO APP