Krisje në Europë? Macron: Të heqim anglishten nga BE-ja, të flasim frëngjisht

Pas zhurmës që la Britania me vendimin për daljen nga BE-ja, e cila vazhdon ende, një tjetër pikëpyetje i është shtuar Europës. Ajo lidhet me gjuhën zyrtare të Bashkimit Europian.

Presidenti francez Emmanuel Macron, duket se do ta kthejë në faktor gjuhën frënge brenda BE-së. Macron dëshiron ta zëvendësojë anglishten me frëngjishten, duke e kthyer si gjuhë zyrtare të institucioneve europiane, (siç ka qenë para se Britania të bëhej pjesë e BE-së në 1973).

Zbritja nga froni e anglishtes është sërish e vështirë, pasi anglishtja është gjuha kryesore në BE. Për vite me radhë, frëngjishtja ishte gjuha kryesore e diplomacisë europiane, dhe Macron do ta rikthejë në kohën e shkëlqimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Macron ka një tjetër aleat brenda unionit që mbështet propozimin. Është Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i cili u shpreh pak kohë më parë se frëngjishtja nuk është pas anglishtes. “Pse gjuha e Shekspirit duhet të jetë superiore ndaj asaj të Volterit?”-tha Juncker.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa disa muaj më parë, gazeta “The Telegraph”, duke cituar një zyrtar shkruante se: “Edhe pse është gjuha kryesore e punës së institucioneve të Bashkimit Europian, mund të hiqet kur Britania të lë bllokun, do jetë një reduktim i mëtejshëm i ndikimit të Britanisë së Madhe në kontinent”.

10 gjuhët më të rëndësishme për të ardhmen e Britanisë, sipas Këshillit Britanik

Spanjishtja
Arabishtja
Frëngjishtja
Gjuha Kineze
Gjermanishtja
Portugalishtja
Gjuha Italiane
Rusishtja
Gjuha Turke
Japonishtja

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?