Kriza e emigrantëve, BE sot në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel
Udhëheqësit e shteteve kryesore europiane kanë lajmëruar se do të mblidhen sot në Bruksel në një samit urgjent. Çështja kryesore e këtij takimi është fluksi i jashtëzakonshëm i refugjatëve që vijnë nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.
Pritet që në samit të miratohet një strategji e re në bazë, të së cilës Mesdheu të patrullohet nga anije ushtarake. Kryeministri italian Mateo Renci propozoi që anijet, që përdoren për trafikimin e refugjatëve, të shkatërrohen që në nisje.
Një strategji e ngjashme u diskutua edhe të hënën në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve europiane në Luksemburg.
Të dielën, një peshkarexhë e nisur nga brigjet libiane u fundos në ujërat e Mesdheut me mbi 800 refugjatë në bord ku pjesa më e madhe e tyre humbën jetën, duke alarmuar botën mbarë.