FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza e Katalonjës, Spanja pritet të marrë kontrollin e institucioneve rajonale

Spanja është gati të ndërmarrë masat për të kontrolluar në mënyrë të drejtpërdrejtë Katalonjën, në përgjigje të shpalljes së pavarësisë nga rajoni javën e kaluar.

Të premten, Madridi i hoqi autonominë Katalonjës dhe shkarkoi liderin rajonal Karles Pudzdemon si dhe të tjerë zyrtarë të lartë. Lëvizja e përkohshme do të sjellë zëvëndësimin e 150 ministrave rajonalë, edhe pse disa kanë premtuar se nuk do të shkëputen nga puna.

Në rast se nuk pranojnë të tërhiqen, zoti Pudzdemon dhe të tjerë zyrtarë katalanas mund të përballen me akuza kriminale që përfshijnë edhe rebelimin, dënimi maksimal për të cilin është 30 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka gjasa që një lëvizje e tillë të nxisë një valë të re protestash në Katalonjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?