Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kriza e koronavirusit, provë ekzistenciale për BE-në

Bota E diel, 5 Prill 2020 10:45
Kriza e koronavirusit, provë ekzistenciale për BE-në
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kriza e Coronës e vendos Bashkimin Europian para pyetjes vendimtare: A është e nevojshme bashkësia për të menaxhuar pasojat e krizës? Ursula von der Leyen po përpiqet të përballet me këtë sfidë, komenton Bernd Riegert. Këto ditë krize të pashembullt të Covid 19, përsëritet në BE një model i vjetër politik:

1) Nëse gjërat shkojnë keq, atëherë fajin e ka Bashkimi Europian.

2) Nëse gjërat shkojnë mirë, atëherë kurorën me dafina e marrin qeveritë e vendeve anëtare

Bashkimi Europian në Bruksel po përpiqet të koordinojë përgjigjet që jepen në pandeminë e Coronës. Vetë BE ka pak kompetenca në çështjet shëndetësore, luftimin e epidemive apo edhe kontrollin e kufijve. Ajo mund të veprojë vetëm, nëse shtetet anëtare bien në ujdi dhe i japin porosi Brukselit. Para zhvillimeve dramatike të javëve të fundit, fillimisht çdo shtet veproi më vete, gjë që është edhe e kuptueshme. Qeveritë kanë më të afërt qytetaret e qytetarët e vendeve të tyre. Kufijtë u mbyllën shpejt dhe pa koordinim, zinxhirët e furnizimit u ndërprenë apo u ndal eksporti i maskave mbrojtëse. BE si institucion duhet të ndërhynte më pas për të vendosur rregull brenda kaosit dhe të kufizonte dëmin mbareuropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që dukej e pamundur, tani është bërë e mundur, vazhdon Riegert për DW. Në këtë rol ndodhet tani Komisioni Europian dhe presidentja e tij, Ursula von der Leyen. Ajo po bën gjithçka për të krijuar përshtypjen, se nuk do të gjunjëzohemi para krizës dhe se për këtë duhen përgjigje solidare. Von der Leyen po profilizohet si menaxhere e krizës. Një detyrë e vështirë, dhe para disa javësh e pamendueshme. Sepse mundësitë e saj për të vendosur vetë janë të kufizuara. Ajo as nuk mund të hapë postblloqet e kontrollit dhe as nuk mund të blejë vetë aparate mjekësore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Von der Leyen bën vetëm presion përmes një serie propozimesh publike për kontrollet kufitare, instrumentat e financimit, siguracion në rast papunësie apo për kufijtë e futjes në borxhe. Qeverive të vendeve anëtare nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të pranojnë në fund propozimet e KE. Sepse Komisionin Europian, presidentja e ka shndërruar në menaxhment të krizës. Ajo që kërkonte javë apo muaj, tani merr fund brenda disa orësh. Tabutë bien njëra pas tjetrës. Por kjo bën që tema të tjera të rëndësishme në BE të dalin jashtë vëmendjes: erozioni i shtetit ligjor në Hungari dhe Poloni vazhdon i pandëshkuar. Politika e migracionit lihet mënjanë, mbrojtja e klimës shtyhet në kohë.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 28 minutash
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 3 orësh
Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Para 3 orësh

Mposhtjes së Coronës i nënshtrohet gjithçka, sepse presidentja e KE, që ndodhet në post prej katër muajsh, e ka kuptuar, se Corona është një test për vetë BE. „Të jesh apo të mos jesh”, pyetja shekspiriane shtrohet tani për bashkësinë e shteteve europiane. „Ne kemi parë me sy greminën”, tha von der Leyen për gjendjen e unionit para një jave. Tani e kemi vetë në dorë, t’i japim një kuptim dhe detyrë BE-së në zgjidhjen e krizës. Në vetëm tre javë virusi ka shkatërruar shumë arritje pozitive në BE, të krijuara në dekadat e mëparshme: tregu i brendshëm është dëmtuar, zona e Shengenit nuk funksionon më, valuta e unionit ndodhet sërish në testim, madje edhe programi i shkëmbimit studentor, Erasmus nuk ekziston më. E përse duhet një BE pra pas Coronës? Përgjigja e Komisionit Europian është: Për rimëkëmbjen. Për këtë BE-së i duhet të rigjejë veten, ndryshe ka për t’u shkatërruar.

Presidentja e KE i kushtohet variantit të parë dhe bën të ditur një “Plan Marshall” si edhe një ristrukturim të plotë të buxhetit të BE. Ky është një hap i guximshëm, sepse nëse gjërat në fund nuk shkojnë si duhet, atëherë ajo do të mbetet fajtore. Nëse gjërat shkojnë mirë, me kurorën e dafinave do të zbukurohen krerët e shteteve dhe qeverive. Pa financim të përbashkët nuk ka zgjidhje, thote analisti. Prova e vështirë për BE vjen që javën e ardhshme. Këtë javë do të vendoset, se si do financohen shumat gjigande për të cilat do të kenë nevojë Italia, Spanja, Franca, por edhe Gjermania, për të mbijetuar gjendjen e komës së ekonomive të tyre popullore.

Nëse këto instrumente do të quhen „corona bonds” apo jo është vetëm një çështje e marketingut politik dhe jo e substancës. E qartë është që ky financim duhet të jetë i përbashkët, përndryshe BE do të marrë fund. Gremina, për të cilën e ka fjalën Ursula von der Leyen, është shumë afër.

Etiketat e lidhura

bekoronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 28 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 54 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 58 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.