Kriza e paprecedentë e Boris Johnson: Kujt nga parardhësve të tij i ngjan më shumë?

History Today

Në Mars të vitit 1846, në kulmin e debatit mbi shfuqizimin e “Corn Laws” ( tarifat dhe kufizimet  mbi tregtinë e ushqimeve të importuara dhe grurit), Kryeministri, Robert Peel, kritikoi Benjamin Disraeli, dhe e pyeti se si qëndronte e vërteta, pasi ky i fundit pretendonte, që dikush i cili nuk pranohej të ishte pjesë e qeverisë, po kërkonte një vend në të?

I zënë në befasi, Disraeli bëri atë që dinte më mirë:  gënjeu. Duke mohuar që ambicia kishte ndikuar në rebelimin e tij kundër Peel, Disraeli mohoi se po kërkonte një pozicion. Historianët kanë spekuluar mbi motivet e Peel duke mos pranuar se ai në fakt po gënjente.

Pak e besuan atë. Disraeli nuk kishte shumë besim. Ndërsa një pjesë e mosbesimit erdhi nga antisemitizmi i cili vazhdon të shpërfytyrojë jetën publike, shumica ishte pjesë e karakterit të tij.

Ai ishte një gazetar dhe novelisti më i shitur, qasja e të cilit në politikë u shënua nga e vërteta.

Ai kishte borxhe dhe jeta e tij personale thuhej se ishte e dyshimtë; në fund të fundit, ai ishte martuar me të venë e një kolegu deputet, në mënyrë që të mund të përfitonte nga të ardhurat e saj.

Ai ishte një mashtrues. Kjo nuk e ndaloi atë të fitonte. Ashtu si Gladstone akuzoi Disraelin për shthurjen të jetës private dhe shprehu keqardhje për zakonin e tij për të gënjyer dhe fshehur të vërtetën ashtu edhe kritikët e Boris Johnson ngritën akuza të ngjashme ndaj tij; por në të dy rastet votuesit dukeshin më pak të shqetësuar.

Të jetosh i lidhur më penën

Disraeli ishte një nga tre kryeministrat britanikë të cilët kanë fituar jetesën nga pena e tyre dhe megjithëse i treti prej tyre, Boris Johnson, pëlqen të krahasojë veten me të dytin prej tyre, Winston Churchill, krahasimi me Disrael është më i duhuri.

Në retrospektivë, trashëgimtarët e menjëhershëm Konservatorë të Disraelit i caktuan atij vendin që ai kishte kërkuar – atë të themeluesit të “  Konservatorizmi i një kombi” – ose, siç e quajti trashëgimtari i tij i vetëshpallur, Lord Randolph Churchill, ‘Demokracia Tory’.

Historianët, kanë shpenzuar shumë kohë dhe energji duke u përpjekur të përcaktojnë këtë fenomen, por ata duhet të kishin marrë seriozisht përkufizimin e vetë Randolph – kjo ishte një mënyrë për ta bërë demokracinë të votonte Tory.

Aleancë e pamundur

Johnson është një pasardhës i denjë për të dy, Randolph dhe Disraeli. Disraeli nuk kishte asnjë lidhje të mëparshme me  ‘Tory, të rreptë dhe të papërkulur’ të cilët ishin kundër Peel që kur ai i tradhtoi ata rreth  “Emancipimit katolik” në 1829, por kjo i përshtatej ambicieve të tij për të vepruar si zëdhënësi i tyre në vitet 1840; duke mos qenë orator, ata mbështetën Disraelin. Një “martesë” e ngjashme ndodhi në 2016, kur Brexiteers dhe Boris Johnson bashkuan forcat.

Kritikët e Johnson, si Disraeli, mund të hidhnin poshtë procesverbalin e shkruar duke treguar shembuj të ndryshëm, por në të dy rastet, kjo ishte si çmim në ofertë.

Në 2016, si në 1845, kishte një ekuilibër midis mospërputhjes dhe përshtatshmërisë. Karizma është një cilësi e rrallë në politikë.

Ashtu si Disraeli shkaktoi te Gladstone një ndjenjë  zemërimi, ashtu edhe kritikët e Johnson kanë shprehur se jeta e tij private nuk është në fakt problemi kryesor që ata mendojnë se duhet të jetë.

Napoleoni u kërkonte gjeneralëve të tij të dinte nëse ishin me fat dhe jo të stërvitur mirë; Disraeli dhe Johnson kërkonin gjeneralë të stërvitur mirë se sa thjesht me fat.

Të jesh kryeministër në kohë pandemie do të thotë që nuk je dhe aq me fat por mbijetesa nga sëmundja dhe kështu shmangia e fatit të George Canning, sugjeron që fati mund të jetë akoma me të.

Do të ishte e gabuar të thuhej se Johnson, si Disraeli para tij, është pa parime. Ashtu si Disraeli, Johnson nuk  ushtron kontroll mbi të tjerët, diçka që historianët e bëjnë  dhe politikanët që duhet ta  shohin si diçka të rëndësishme, e shohin të mjerueshme.

Por siç tregon rasti i veçantë i paraardhëses të Johnson, Theresa May, kontrolli mbi të  tjerët mund të jetë fatal – pa vizion partia politike zhduket.

Retorika ka rëndësi

Të dy Disraeli dhe Johnson janë kritikuar për ‘retorikë boshe’ dhe është gjithmonë shumë e lehtë (prandaj bëhet kaq shpesh) të përshkruash  retorikën si ‘fjalë të thjeshta’.

Megjithatë, siç tregojnë Barack Obama, Churchill dhe të tjerët, kjo ka rëndësi. Retorikat më të mira politike janë ilustruar nga tre nga oratorët më të mirë modernë, Bill Clinton, Tony Blair dhe Obama. Por ajo që ka rëndësi në një krizë është aftësia për të shfaqur optimizëm.

Dhe këtu, në fund të fundit, krahasimi i Johnson me Churchill është i duhuri. Vendimi i Churchill për të luftuar në 1940 nuk ishte logjik, por optimist. Megjithëse ai pretendoi se Shtetet e Bashkuara ishin gati të hynin në luftë gjë që nuk ndodhi, dhe megjithëse ai pretendoi se fuqia ajrore britanike mund të fitonte, nuk ia doli.

Shumica e njerëzve të arsyeshëm e dinin atë, por Churchill nuk ishte një person i arsyeshëm.

Johnson operon në të njëjtën mënyrë. Ashtu si Disraeli, i cili në 1874 i dha një fitore Konservatorëve të cilën të gjithë e kishin deklaruar të pamundur, Johnson i habiti kritikët e tij në dhjetor 2019. A ishte ai evaziv për detajet, duke shmangur kontrollin? Po, sepse ashtu si Disraeli dhe Churchill, Johnson bëri atë që ishte e nevojshme për të arritur fitoren; gjithçka ishte e varur nga ajo detyrë. Të fitosh një argument është shumë mirë, por nëse kjo nuk të sjell në pushtet është një fitore me pasoja të njëjta si të palës humbëse.

Të qeverisësh do të thotë të zgjedhësh, tha de Gaulle. Retorika e Johnson tregon se ai e kupton natyrën e zgjedhjeve, por vetëm koha do të tregojë nëse ai mund të fitojë. Ka prova që ai është në gjendje ta bëjë këtë, si personalisht ashtu edhe politikisht.

Johnson, Disraeli dhe Churchill të gjithë fituan një eksperiencë të  mirë duke qëndruar pak larg politikës dhe Johnson është kryeministri i parë që nga Baldwin që sakrifikoi të ardhura më të mëdha për hir të detyrës.

Ndryshe nga dy kolegët e tij, Johnson gjithashtu ka përvojë në qeverisjen lokale. Për më tepër, Johnson ka treguar se ai mund të përmirësojë dobësitë e tij duke zgjedhur disa vartës inteligjentë e me përvojë.

Disraeli kompensoi mungesën e tij të kontrollit duke pasur në krah ministra, të tillë si Richard Cross dhe Earl of Derby. Johnson bëri të njëjtën gjë si Kryetari i Bashkisë së Londrës dhe po përpiqet ta përsërisë atë si kryeministër – Rishi Sunak, Kancelari i tij i Thesarit, është shembulli më i mirë deri më tani.

Një komb apo dy?

Çështja e ideologjisë. Fakti se shumica e cilëson  qëndrimin e  Johnson ndaj Brexit si të djathtë  është më shumë dëshmi e zemërimit të kundërshtarëve të tij sesa një vlerësim i saktë.

Johnson ishte një nga konservatorët e parë që doli në favor të martesës së homoseksualëve dhe ai është një një liberal-social, dhe jo vetëm në jetën e tij personale. Ai është udhëheqësi i parë Konservator që nga Ted Heath në vitet 1970 që ka favorizuar ndërhyrjen nga shteti dhe shpenzimet më të larta publike; po të mos ishte për Europën, Michael Heseltine do ta shpallte Johnson si pasardhësin e tij të denjë.

Sipas Thatcherite, Johnson është “ i dobët’.

Për sa kohë që një “Një komb konservator” është drejt rrugës së  shërimit të hendekut midis ‘Dy Kombeve’, që janë të pasurit dhe të varfërit, retorika e Johnson e vendos atë në një pozitë të vështirë.

Ashtu si mbështetësit e Tory që kishin mbështetur Disraeli për shkak të qëndrimit të tij mbi “Corn Laws” u kthyen kundër tij sepse ai ishte liberal në reformën parlamentare, ashtu edhe  partia e Thatcherite mund të ishte për  Johnson një pilulë e vështirë për t’u gëlltitur. Ajo që ka rëndësi për të është fuqia, jo ideologjia apo qëndrueshmëria.

Ne e kemi vënë re në reagimin e tij ndaj pandemisë së koronavirusit që Johnson  përshtatet me çdo gjë. Jo vetëm që ai ka lënë mënjanë instiktet e tij liridashëse, por ai ka njoftuar ndryshimet  më të mëdha  në ekonomi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pragmatizmi është i  pamëshirshëm

Individualizmi i Thatcherite( mbështetës të politikave ekonomike të ish-kryeministres konservatore britanike Margaret Thatcher) është lënë mënjanë pasi Johnson i ka treguar trashëgimtarit të ri  Rab Butler se politika është arti i së mundurës.

Pragmatizmi është i pamëshirshëm. Çështja është nëse do të jetë efektiv kthimi prapa në kohë, pavarësisht krahasimit të preferuar të kryeministrit me – Churchill. Nëse ai nuk arrin të fuqizohet do të jetë Neville Chamberlain me të cilin ai do të krahasohet. Cili do të jetë atëherë Churchilli i tij?

/abcnews.al

SHKARKO APP