Kriza energjetike, Libani zhytet në errësirë
Kriza energjetike po lë Libanin të zhytur në errësirë. Dy centralet kryesore të prodhimit të energjisë janë mbyllur dhe autoritetet fajësojnë mungesën e lëndës djegëse që përdoret për to, si shkaktare të këtij problemi.
Centralet e ndaluan punën të shtunën në mbrëmje dhe mendohet se furnizimi me energji nuk do të rikthehet për disa ditë.
Për 18 muaj me radhë Libani është përballur me një krizë ekonomie dhe mungesë të theksuar të karburantit.
Kriza e ka futur më shumë se gjysmën e popullsisë në varfëri dhe ka detyruar qytetarët të dalin në protestë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.