Kriza në Bjellorusi, opozita shpall krijimin e partisë së re

Me dhjetëra student bjellorus janë arrestuar gjatë protestave të mbajtura sot në Minsk, të cilët kërkojnë largimin pa kushte të presidentit Aleksandër Lukashenkos nga pushteti, pas manipulimit të zgjedhjeve të 9 gushtit. Mijëra studentë dolën në rrugë në vend të rikthimit në auditorët e universitetit duke mbajtur në duar flamujt bjellorus.

Nga ana tjetër, figura kryesore e opozitës, Maria Kolesnikova njoftoi të martën se ajo së bashku me ish kandidatin e burgosur Viktor Babariko kanë krijuar një parti të re të quajtur” Vmeste” (‘Së bashku’). Për median ajo u shpreh se vendi gjendej në një situatë të thellë krize ekonomike dhe politike.

Kolesnikova ka qënë dhe mbetet një nga zërat më kritikë të Lukashenkos, gjatë protestave të ditës së dielë ajo u mundua të bisedonte me të por ai e refuzoi. Kurse kandidatja në zgjedhjet presidenciale Svetlana Tikhanovskaya, është shprehur se Reforma kushtetuese nuk është përparësia kryesore e opozitës.

”Objektivi kryesor me të cilin po përballemi nuk është Reforma Kushtetuese, kjo pasi Lukashenko po përpiqet të shtyjë largimin e tij duke folur për disa reforma kushtetuese të pakuptueshme në kohë të pasigurta. Largimi i tij është sot prioriteti ynë”.

SHKARKO APP