Kriza në Mesdheun Lindor/ Pompeu në Greqi: Zgjidhja në mënyrë paqësore

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbëritur këtë të hënë për një vizitë dy ditore në Greqi.

Në takimin me homologun e tij grek, Nikos Dendias, ai bëri thirrje për një zgjidhje paqësore për problemet në Mesdheun Lindor.

Dy aletatët e NATO-s, Turqia dhe Greqia, kanë pasur fërkime të forta që mund të shkonin deri në luftë sa i përket hapësirave të kërkimit për burime natyrore në Mesdheun Lindor.

Në një deklaratë të përbashkët, Pompeo dhe homologu grek thanë se delimitimi duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe sipas së drejtës ndërkombëtare.

Edhe Turqia ndërkaq e ka tërhequr anijen e saj kërkuese duke thënë se do që ti japë një dorë zgjidhjes diplomatike për situatën.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari Amerikan Pompeo do të takojë gjithashtu liderët e sektorit energjitik në vend “për një diskutim për të nxjerrë në pah diversifikimin e energjisë dhe projektet e infrastrukturës në Greqi.” – thuhet në deklartën e Departamentit Amerikan.

Ai më pas do të udhëtojë në ishullin e Kretës ku do të vizitojë bazën detare amerikane.  Pas Greqisë, Pompeo do të vizitojë Italinë, Vatikanin dhe Kroacinë.

SHKARKO APP