Kriza në Ukrainë, po tani çfarë do të bëj Putin?
Prestigjozja ‘Forbes’ vjen me një artikull mbi ngjarjet politike dhe ekonomike mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe shpjegon rolin e “dorës së fshehtë”’ në këtë mes, e cila mendohet të jetë SHBA. Ndoshta do të duket e çuditshme, por Rusia po kalon një periudhë krize, jo vetëm për faktin e pamundësisë ekonomike por edhe për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja. Ajo që vlen të përmendet është pikërisht mënyra që propozohet për të zgjidhur krizën ekonomike . Pavarësisht sanksioneve është e sigurtë se:
1. Putin nuk trembet! Përkundër asaj që përpiqen t’i shkaktojnë, Putin di se çfarë bën! Për të kuptuar se çfarë po bën, është mirë të dëgjoni me kujdes fjalimin në Konferencën e tij të fundit. Nga të gjitha shenjat që ai ka dhënë, është e sigurtë se shkaktari kryesor i krizës nuk është Ukraina dhe Krimeja por ndonjë plan dinak i perëndimit.
Kështu që harrojeni që Putin të mposhtet. Ne mund të ndikojmë në lojën e tij, por jo në synimet e tij përfundimtare.
2. Çdo ditë do të kemi ukrainas që lindin dhe sovjetikë që vdesin. Pra ajo çfarë kërkojnë ata, është një Ukrainë e qëndrueshme dhe një shtet ku sundon e drejta dhe liria. Dhe kanë për ta arritur përtej zgjidhjeve dhe planeve të Putin, por a do të mundet t’i kontrolloi në kohë!
3. Ngjarjet e fundit kanë bërë që çmimi i energjisë të ketë luhatje, por kohët e fundit po shohim një ekuilibër të këtij çmimi, duke na rikujtuar situatën e vitit të kaluar ku SHBA sanksionoi Rusinë për importimin e gazit drejtë Europës.
Si përfundim ajo çfarë po bën Putin tani:
Po shkon drejtë një marrëveshje Ukrainë – Rusi.
Po shfajësohet duke fajësuar faktorët e jashtëm për situatën e krijuar në vend.
Dhe së fundmi, ai po pret një mundësi për të vepruar me planet e tij afatgjata!
Por akoma nuk është momenti . . .
V. TH/ Koha Jonë