Kriza politike në Itali, skenarët e mundshëm për zgjidhjen

Çfarë ndodh tani me krizën në Itali dhe cilat janë skenarët e mundshme. E shpjegon korrespondenti i agjencisë së lajmeve Reuters, Crispian Balmer. Kryeministri Giuseppe Conte po merr kohën e tij, për të vendosur mbi hapat e ardhëm në krizën politike.

Pa dyshim, ai do të tundohet për të joshur disa politikanë të opozitës duke u përpjekur të rikrijojë një shumicë të re në senat dhe dhomën e ulët. Nëse dështon, ai do të përpiqet të bindë Renzin për t’u rikthyer, duke pranuar riformatim të kabinetit dhe një ujdi të re politike.

Nëse edhe në këtë përpjekje dështon, atëherë mund të detyrohet të largohet duke i lënë vendin një lideri të ri, i cili do të duhet të krijojë qeverinë e re. Nëse nuk do të arrijë ta bëjë me forcat e koalicionit, do të krijojë një qeveri të unitetit kombëtar. Në rastin e një tjetër ngërçi, presidenti duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme.

SHKARKO APP