FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krizë politike në Itali, Di Maio bën thirrje për zgjedhje të reja në qershor

Lideri i partisë populiste të Italisë, Lëvizja 5 Yjet, ka bërë thirrje për zgjedhje të reja në qershor, për të zgjidhur se kush do të qeverisë vendin. Bisedimet për të formuar një koalicion kanë dështuar deri më tani, pas votimit në muajin mars ku Lëvizja 5 Yjet mori pjesën më të madhe.

“Nuk shoh zgjidhje tjetër.  Duhet t’i rikthehemi votimit sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh Luigi Di Maio.

Zgjedhjet e datës 4 mars i dhanë një rezultat pozitiv edhe aleancës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga partia anti-emigrim, Liga e Veriut. Kjo e fundit drejtohet nga Matteo Salvini, që është gjithashtu lider i aleancës së qendrës së djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Di Maio ka thënë më parë se do të arrijë një koalicion me Ligën e Veriut, vetëm nëse Salvini largon partinë aleate Forza Italia, që drejtohet nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, shkruan scan.tv. Ky lajm trazoi tregjet e borxhi dhe të kapitalit në tregtinë e parë të javës. Yield-i i titujve 10-vjeçar të Italisë u rrit në 1.802%, duke e zgjeruar hendekun me benchmark-un e Gjermanisë në 128 pikë bazë. Edhe tregu i aksioneve në vend pësoi goditje, me indeksin FTSE MIB që ra ndjeshëm  dhe ishte i vetmi në Europë me performancë negative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?