Kroaci, përplasje mes policisë dhe emigrantëve
Kanë shpërthyer përleshjet mes policisë kroate dhe refugjatëve në fshatin Opatovac, pasi disa azilkërkuesve iu ndalua që të hynin në një qendër pritjeje që është hapur për të regjistruar ata që kërkojnë strehim në Europë, shkruan Syri.net.
Në kufirin serbo-kroat të Batrovci-Bajakovo, ndërkohë, radha e kamionëve të ndaluar i ka tejkaluar 10 km pas vendimeve të autoriteteve të Zagrebit për të mbyllur shtegun për mjetet e rënda, vendim ky që është kundërshtuar nga Beogradi.