Kroacia bën historinë, zgjidhet femra e parë Presidente

Kolinda Grabar Kitaroviç është zyrtarisht Presidetja e parë femër e Kroacisë, duke fituar me rezultat të ngushtë balotazhin me Presidentin në detyrë, Ivo Josipoviç.

Ajo arriti të merrte 50.5% të votave, ndërsa Josipoviç 49.5%. Vetë Presidenti në detyrë, pranoi humbjen dhe përgëzoi kundërshtaren për rezultatin.

Fitorja e kandidates opozitare është shenjë që kroatët po kthehen nga e djathta, pasi koalicioni i qendrës së majtë nuk arriti t’i japë fund reçesionit ekonomik gjashtëvjeçar tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet presidenciale shiheshin edhe si një test i rëndësishëm për partitë kryesore vetëm një vit para se të mbahen ato parlamentare, në fund të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?