Kroacia ndalon turistët të përdorin valixhet teksa kalojnë në qytet

Dubrovnik në Kroaci ka vendosur të ndalojë turistët që të përdorin valixhet e tyre me rrota teksa kalojnë në zemër të qytetit të vjetër, si pjesë e një lëvizje për të ndalur zhurmat në qytet.

Kryebashkiaku Mato Frankoviç nisi një betejë kundër ndotjes akustike pasi vendasit u ankuan për zhurmën e bezdisshme që krijohet nga turistët të cilët tërheqin zvarrë valixhet nëpër qytet.

Në një artikull në gazetën kroate, Jutarnji List, kryebashkiaku Frankoviç tha: “Ata do t’i lënë çantat e tyre në pikën e caktuar dhe ne, natyrisht, me pagesë do t’i dërgojmë bagazhet e tyre në adresën ku do të qëndrojnë.

Ky është vetëm fillimi, qëllimi përfundimtar është krijimi i një qendre logjistike brenda aeroportit, pas së cilës të gjitha bagazhet që do të kenë vizitorët e Dubrovnikut, do të transportohen direkt nga ?ilipo në adresat e tyre”.

SHKARKO APP