Kryebashkiakja e Parisit largohet nga Twitter: “Një kanal gjigand”

Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo njoftoi të hënën se do të largohej nga platforma X e njohur më parë si Twitter, duke e quajtur atë një “kanal gjigant global” që po “shkatërronte demokracitë tona” duke përhapur abuzime dhe dezinformata.

“Kjo platformë dhe pronari i saj përkeqëson qëllimisht tensionet dhe konfliktet,” tha Hidalgo në postimet e gjata në anglisht dhe frëngjisht, duke përmendur manipulimin, dezinformimin, antisemitizmin dhe sulmet ndaj shkencëtarëve, klimatologëve, grave dhe liberalëve.

“Unë refuzoj të mbështes këtë skemë të ligë,” tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kohët e fundit, ajo është vënë nën kritika për një udhëtim në ishullin francez të Tahitit, me sa duket për të parë një sit të Lojërave Olimpike të 2024-ës për surfing, por që kundërshtarët thanë se ajo vizitoi vajzën e saj që jeton atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përdoruesit e X dhe politikanë të opozitës iu drejtuan hashtagut #TahitiGate për ta kritikuar atë për udhëtimin pjesërisht të financuar nga taksapaguesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?