Kryebashkiaku i Bukureshtit arrestohet për korrupsion
Prokurorët rumunë antikorrupsion kanë arrestuar Opreskun, kryebashkiak i Bukureshtit, i dyshuar për marrje ryshfeti me vlerë 25,000 euro nga disa kompani në shkëmbim të dhënies së kontratave.
Ata e akuzuan atë si pjesë të një grupi të organizuar brenda administratës publike që i kërkonte firmave 70 për qind të përfitimeve nga puna e tyre.
Nga kjo, 10 për qind mendohet si i shkonte direkt Opreskut, sipas një deklarate nga Departamenti Rumun i Antikorrupsionit.
Opresku u denoncua nga katër biznesmenë. Ai ka mohuar çdo akuzë, ndërsa avokati i tij Alexandru Chiciu këmbëngul se ai nuk i ka kërkuar kurrë ndokujt para, direkt ose indirekt. Opresku është kryebashkiak i Bukureshtit që nga viti 2008, zgjedhur si i pavarur.
Ai gjithashtu dështoi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2009 dhe është një ish-senator për Partinë Social-Demokrate.