Kryebashkiaku i Kievit: 5 shpërthime janë dëgjuar në kryeqytet
Bota E Premte, 25 Shkurt 2022 21:22
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin, një i tillë është dëgjuar dhe pranë një termocentrali në veri të qytetit. ”Shërbimet e urgjencës po japin informacionet. Ne po zbulojmë detajet. Situata tani, pa ekzagjerim është kërcënuese për Kievin. Nata do të jetë shumë e vështirë”.