Kryebashkiaku i Londrës: Nuk ka vend për panik

Kryetari i Bashkisë së Londrës, myslimani Sadiq Khan ka qetësuar të gjithë duke deklaruar se nuk ka nevojë për panik.

Pas rezultatit të referendumit, ku qytetarët britanikë votuan që të largoheshin nga Bashkimi Europian Khan siguroi të gjithë qytetarët birtanikë, bizneset dhe investitorët se këtu nuk ka vend për panik.

“Unë ende besoj se vendi ynë është më mirë në Bashkimin Evropian, por nuk ka dyshim se Londra do të vazhdojë të jetë qyteti i suksesshëm siç  është sot”, thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u bën thirrje njerëzve të bashkohen për të shëruar ndarjen dhe për të gjithë qytetarët europianë që jetojnë në Londër ai ka një thirrje:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju jeni të mirëpritur këtu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?