Kryebashkiaku i Londrës: Të anulohet vizita e Trump në Britani

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan ka kërkuar që Britania e Madhe të anulojë vizitën e planifikuar të Presidentit amerikan Donald Trump.

Ky reagim i tij vjen pas kritikave që i bëri Presidenti Trump në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në Londër.

“Nuk mendoj se duhet të shtrojmë tapetin e kuq për Presidentin e SHBA kur politikat e tij shkojnë në drejtim të kundërt të gjërave që ne mbrojmë. Ka shumë gjëra për të cilat Donald Trump është i gabuar”, tha Khan për televizionin britanik “Channel 4 News”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak i tensioneve mes Trump dhe kryebashkiakut të Londrës është bërë pikërisht një deklaratë e këtij të fundit pas sulmit terrorist. Deklarata e Khan “nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar” është gjetur e pavend dhe është kritikuar nga Presidenti Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të Trumpit ka dalë ministri i Jashtëm Britanik, Borsi Johnson, i cili këmbënguli se vizita e Presidentit amerikan në Britani do të zhvillohet dhe se ai është i mirëseardhur pavarësisht kritikave ndaj Khan.

Johnson tha se nuk kishte “asnjë arsye” për të kthyer mbrapsht kërkesën për vizitë të Trumpit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?