Kryebashkiaku i Nju Jork thirrje qytetarëve: Përgatituni të qëndroni mbyllur deri në fund të majit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se njerëzit duhet të përgatiten të qëndrojnë të mbyllur deri në fund të majit.

Sipas “Daily Mail”, ai e dha këtë njoftim, pasi bëri parashikimin e rëndë se të paktën gjysma e banorëve të Nju Jork, që ka një popullsi prej 8.6 milion, do të preket nga koronavirusi.

Parashikimi i tij erdhi pasi hulumtimet nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit sugjeruan që 81,000 do të vriteshin nga virusi në SHBA dhe që pandemia nuk do të përfundojë deri në qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?