Kryebashkiaku shfaqet krejtësisht lakuriq duke kërcyer në një klub nate (VIDEO)

Një skandal ka përfshirë një kryebashkiak në Kolumbi, pas publikimit të një video të tij, ku shfaqet duke kërcyer totalisht nudo në një klub nate.

Pamjet tashmë virale tregojnë Martín Alfonso Mejia, nga komuna e Calima, duke hequr këmishën e tij dhe duke kërcyer para turmës.

Politikani mund të shihet gjithashtu duke qëndruar në një stol dhe duke tërhequr pantallonat për të treguar të pasmet e tij përpara një grupi të rejash.

Video mbyllet me një burrë që i afrohet dhe mundohet ta mbuloj kryebashkiakun, por ky i fundit e shtuyn, duk vazhduar të kërcejë.

Vetë Mejia nuk ka reaguar deri më tani për videon, teksa në vend ka pasur reagime të ashpra, pasi dyshohet se video është realizuar gjatë festimeve të pashkës katolike.

 

SHKARKO APP