FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku vetëkarantinohet pas takimit me Presidentin e Brazilit

Kryetari i bashkisë së Miami është vetëkarantinuar pasi ka takuar  Presidentin e Brazilit dhe sekretarin e tij një javëmë parë, pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një video të publikuar gjatë një konference për shtyp, bashkiaku Francis Suarez u shpreh se ai ka qenë në një dhomë me Presidentin brazilian ndaj ai është vetëkarantinuar.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk ka pasur probleme shëndetësore, por vendosi që të izolohet për shkaqe sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte vetë presidenca që e bëri me dije rastin e sekretarit duke u shprehur se dhe Presidenti Jair Bolsonaro është nën vëzhgim të rreptë nga mjekët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bolsonaro ishte në një tur në ShBA gjatë javës së kaluar dhe ka darkuar me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane. Ndër to ishte dhe Presidenti Donald Trump

Deri më tani në ShBA janë regjistruar 1323 raste dhe 38 viktima.

https://www.facebook.com/FrancisXSuarez/videos/2591790101066357/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?