Kryebashkiakut të ri i thyejnë dhëmbët (VIDEO)
Nuk e kishte imagjinuar se fill pas rezultatit të cilin e shpalli fitues, si kryebashkiaku i ri i qytetit gjerman Freiburg, do të merrte si ”dhuratë” thyerje dhëmbësh. Kjo i ka ndodhur Martin Horn.
Policia thotë se motivi ishte i paqartë dhe se 54-vjeçari i arrestuar kishte probleme psikologjike. Sa i përket kryebashkiakut të ri, Martin Horn, nuk është pjesë e ndonjë partie ose të paktën nuk e ka shprehur.
Ai 33-vjeç dhe pavarësisht fotove të fundit teksa duket me shenja dhune dhe me dy dhëmbë të copëtuar, është mjaft simpatik. Horn fitoi bindshëm duke mundur paraardhësin e tij të partisë së Gjelbër Dieter Salomon.
Edhe pse në gjendje fizike jo të mirë, Horn falenderoi qytetarët që i besuan mandatin përmes kësaj video të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

