Kryediplomati gjerman në Rusi, takon homologun Lavrov
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov dhe homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u takuan sot në Jekaterinburg të Rusisë ku morën pjesë në ceremoninë e çeljes së Shkollës verore ruso-gjermane “Rrugët e zhvillimit të sektorit energjetik: sfidat bashkëkohore”.
Shkollë kjo e cila do të funksionojë në bazë të Universitetit Federal Ural në Jekaterinburg.
Pas përfundimit të ceremonisë, Lavrov dhe Steinmeier dhanë një konferencë të përbashkët për media.
“Takime të tilla mes njerëzve të vendeve tona që nxisin besimin dhe mirëkuptimin janë veçanërisht të rëndësishme sot, teksa marrëdhëniet ruso-gjermane janë duke kaluar tashmë një fazë të vështirë. Mendoj se kjo është ndoshta periudha më e komplikuar që nga ribashkimi i Gjermanisë”, tha në fjalën e tij Lavrov, duke përshëndetur praninë e homologut të tij gjerman në eventin e lartpërmendur. E duke shtuar në këtë kuadër se shpreson që ai do të ndihmojë në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, kërkimit dhe teknologjisë, si dhe për të nxitur dialogun në mes të rinjve të Rusisë dhe Gjermanisë.
Sipas Lavrovit, gjendja aktuale e marrëdhënieve mes dy vendeve buron pikërisht nga problemet që kanë dalë në sipërfaqe gjatë krizës së Ukrainës.
“Ato pasqyrojnë thellësinë e sistemit të dështimeve në arkitekturën evropiane. Për fat të keq, propozimet tona të shumta për të harmonizuar parimet ligjore ndërkombëtare duke nënvizuar barazinë dhe sigurinë në rajonin euro-atlantik prej shumë vitesh janë refuzuar nga anëtarët e NATO-s.
Mjerisht, edhe sot, një filozofi centrile e NATO-s, do të thoja edhe një arrogancë, mbizotëron mbi frymën e Aktit Final të Helsinkit.
Politika e NATO-s për zgjerimin në Lindje me çdo lloj kostoje, pa ekzagjerim thellon vijat ndarëse në kontinent. Kur kjo politikë, e cila dëmton ekuilibrin e interesave dhe stabilitetit në Evropë, ngeci keq në Ukrainë, u bënë përpjekje për ta hedhur fajin mbi Rusinë”, apeloi më tej shefi i diplomacisë ruse.
Për ta vënë thekson gjithashtu tek fakti se sipas tij, “për më tepër, për keqardhjen tonë të thellë, partnerët tanë perëndimorë bënë një sy qorr për qëndrimet ultra-radikale nacionaliste të atyre që morën pushtetin në Kiev dhe që bënë thirrje për eliminimin e çdo gjëje që është ruse në Ukrainë”.
“Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier përmendi faktin se Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës i vunë re mënyrat nacionaliste të qeverisë së re, por ky si një qortim i butë. Asgjë nuk u bë që me të vërtetë do të tregonte pozicionin parimor të Evropës, reflektuar në dokumentet e OSBE-së, të cilat përjashtojnë marrjen e dhunshme të pushtetit”, apeloi Lavrov.
KOHA JONË SONDAZH

