Kryeministri akuzohet për korrupsion, dorëhiqet ministrja
Ministrja me një rol shumë të rëndësishëm në qeverinë e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, ka dhënë dorëheqjen duke thënë se ajo ka humbur besimin tek qeveria pas nisjes së një hetimi për korrupsion.
Presidentja e Bordit të Thesarit, Jane Philpott tha: “Unë duhet t’i përmbahem vlerave të mia kryesore, përgjegjësive të mia etike dhe detyrimeve kushtetuese”. Trudeau tha se ishte i zhgënjyer nga dorëheqja, por e kuptoi atë. Ai ka mohuar ndërhyrjen politike për të mbrojtur firmën inxhinierike ‘SNC-Lavalin’.
Konservatorët e opozitës javën e kaluar i bënë thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen. Një sërë anketash tregojnë se popullariteti i Trudeaut është duke rënë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në tetor. Kjo është dorëheqja e tretë e zyrtarëve të lartë pas akuzave ndaj Trudeaut. Ish-avokati i përgjithshëm dhe ministri i Drejtësisë Jody Wilson-Raybould papritmas dhanë dorëheqjen nga kabineti në shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

