Kryeministri çek për Brexit: Jam shumë i pakënaqur që Mbretëria e Bashkuar do të largohet!

Liderat e BE kanë nisur t’i bëjnë thirrje kryeministres britanike që të mbajë një referendum të ri të Brexit. Kryeministri çek, Andrej Babiš, zbuloi të mërkurën se i ka kërkuar kryeministres  May, të mbajë një votim tjetër me qëllim qëndrimin në Bashkimin Europian.

Babiš tha pastaj se ishte “shumë i pakënaqur” që Mbretëria e Bashkuar po largohej dhe se “do të ishte më mirë të bëhej një referendum tjetër dhe njerëzit ndërkohë të mund të ndryshonin pikëpamjen e tyre”.

Kjo kërkesë erdhi pasi presidenti francez Emmanuel Macron dhe figurat e tjera të BE paralajmëruan se do të jepnin një shtyrje të nenit 50 nëse Britania e Madhe do të kërkonte të shtynte procesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

BE ka përjashtuar gjithashtu çdo negociatë të mëtejshme dhe tha se çdo zgjidhje për bllokimin aktual duhet të gjendet në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: The Independent 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?