Kryeministri francez: Jemi në luftë me terrorizmin, jo me Islamin

Kreu i qeverisë franceze Manuell Valls në një fjalim para parlamentit francez të martën ka thënë se Franca është në luftë me terrorizmin, xhihadizmin dhe radikalizmin.

“Franca nuk është në luftë me Islamin dhe Myslimanët” ka thënë Valls.

Kryeministri francez ka folur para Parlamentit, një javë pasi terroristët islamikë vranë 17 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valls ka paralajmëruar një seri masash që do të bazohet në mësimet e nxjerra nga sulmet e javës së kaluar përfshirë edhe krijimin e vendeve speciale në burg për radikalët islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy terroristët e javës së kaluar njoftohet se janë takuar në burg, prej kur edhe kanë mbetur në kontakt të ngushtë.

Njëri prej tyre kishte thënë se sulmet ishin koordinuar.

“Ne duhet t’i përgjigjemi kësaj situate të jashtëzakonshme me masa të jashtëzakonshme “ ka thënë ai.

Por, ai ka përjashtuar masat që devijojnë nga principet e ligjit dhe vlerave të Francës.

Parlamentarët kanë mbajtur një minutë qetësi për viktimat para seancës speciale të Kuvendit ndërsa në mënyrë spontane kanë kënduar edhe himnin kombëtar “Marseillaise”. Fjalimi i Valls është përcjellë me ovacione të forta nga deputetët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?