Kryeministri grek shpall zgjedhjet e reja, por nuk pritet të ketë fitues të qartë

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ka shpallur këtë të martë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në 21 Maj, duke thënë se kërkon një mandat të fortë për të vijuar me reformat, pas 4 viteve në detyrë.

Por tragjedia hekurudhore e muajit të kaluar, e po ashtu inflacioni që ka vështirësuar jetesën për shumicën e qytetarëve, ka bërë që partia e tij, Demokracia e Re, të humbasë përparësinë në sondazhe ndaj Sirizës së majtë.

Një sistem i ri zgjedhor, sipas të cilit nevojiten 300 vende për shumicën absolute në parlament, nënkupton se zgjedhjet kanë pak gjasë të prodhojnë një fitues të qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?