Kryeministri hollandez: Bashkimi Europian ka nevojë për mbrojtje të NATO-s kundër Kinës dhe Rusisë

BE ka nevojë për mbrojtjen e SHBA-së kundër Kinës dhe Rusisë, tha Kryeministri Hollandez, Mark Rutte, në një fjalim në Shoqatën Hollandeze të Atlantikut.

Ai sugjeroi që BE të rritë fondet për ta mbajtur NATO-në përballë kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe vendet e tjera.

“Ne nuk mund të garantojmë sigurinë tonë” shtoi ai, do të thotë që Europa duhet të pajtohet me kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump dhe të krijojë një marrëdhënie të mirë me Shtetet e Bashkuara: “Ne nuk na pëlqen, por koha kur Europa mund të fshihej nën ombrellën e sigurisë amerikane për një sasi të vogël të parave ka mbaruar”.

Prej vitesh, Presidenti amerikan Donald Trump po bën presion për anëtarët e NATO-s dhe veçanërisht BE-në që të rrisin kontributet e tyre.

Shpenzimet ushtarake holandeze janë rritur me 25% që nga viti 2014, por gjithsesi arritën vetëm 1.2% të PBB-së vitin e kaluar.

SHBA është vendi që kontribuon më shumë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, me 22% të kontributeve të drejtpërdrejta.

SHKARKO APP