Kryeministri i Australisë, Albanese: Çojmë vendin në drejtim të ri

Udhëheqësi i ri i Australisë, Anthony Albanese është zotuar se do ta çojë vendin në një drejtim të ri duke i dhënë prioritet energjisë së rinovueshme dhe potencialit që vendi i tij ka.

Albanese i cili fitoi zgjedhjet e së shtunës me Partinë Laburiste të qendrës së majtë, tha se Australia mund të bëhet një superfuqi e energjisë së rinovueshme. Ai pritet të betohet si kryeministër, por ende nuk është e qartë nëse partia e tij do të ketë shumicën në parlament.

Ndryshimet klimatike janë një shqetësim i madh i votuesve, pas shumë katastrofash natyrore si zjarre dhe përmbytje që kanë përfshirë vendin në tre vitet e fundit .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?