Kryeministri i Kinës paralajmëron zyrtarët lokalë të mos fshehin rastet e reja me koronavirus

Kryeministri kinez Li Keqiang ka paralajmëruar zyrtarët lokalë të mos fshehin rastet e reja me  koronavirus, disa ditë pasi vendi nuk raportoi raste të reja me koronavirus.

Li, i bëri thirrje qeverive lokale të hënën të “kërkojnë të vërtetën nga faktet” dhe të jenë “të hapur ” në vërtetësinë e informacionit mbi pandeminë.

“Të jesh transparent do të thotë që një rast i ri duhet të raportohet pasi të zbulohet. Nuk duhet të fshihet asgjë ose të ketë raportim të ulët”, u tha ai zyrtarëve të ngarkuar me luftën kundër Covid-19 ,

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralajmërimi i Li duket se është pjesë e një përpjekje  për të rifituar besimin e popullit në mes të akuzave të vazhdueshme që zyrtarët lokalë  nuk treguan me qëllim realitetin e situatës gjatë fazave të para të shpërthimit të virusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?