Kryeministri i landit të Bavarisë: Gjermanisë i nevojiten miliarda maska për të luftuar Covid-19

Gjermania do të ketë nevojë për miliarda maska për të luftuar shpërthimin e koronavirusit, tha ditën e sotme Kryeministri i shtetit bavarez Markus Soder.

“Në planin afatgjatë, do të kemi nevojë për sasi të mëdha maskash,” tha Soder. “Unë besoj se në fund do të duhen miliarda maska në Gjermani.”

Ai tha se maskat fillimisht do të duheshin për stafin mjekësor dhe më për të moshuarit që qëndrojnë në azile.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn thotë që vendi të bëhet më pak i varur nga maskat e bëra diku tjetër, në mënyrë që Gjermania të prodhojë më shumë.

“Duhet të bëhemi më të pavarur nga tregu i vjetër, për sigurinë e qytetarëve tanë. Ky është një nga mësimet e këtyre ditëve. Duhen inkurajuar kompanitë që kanë një garanci blerjeje deri në fund të vitit 2021 për të vendosur prodhimin e maska mbrojtëse në Gjermani,” tha ai në Twitter.

Numri i rasteve me koronavirus në Gjermani po vazhdon të rritet me shpejtësi. Rajoni më i prekur është Bavaria, që ka më shumë se 18,000 raste të konfirmuara dhe 268 vdekje, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.

Bavaria u bë landi i parë gjerman që zbatoi masat kufizuese në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

SHKARKO APP