Kryeministri i Luksemburgut në gjendje serioze pasi u infektua me Covid-19

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel është në gjendje serioze por të qëndrueshme pas infektimit me koronavirus, bëri të ditur qeveria përmes një deklarate.

Bettel u shtrua në spital të dielën, pas simptomave të vazhdueshme dhe saturimeve të ulta të oksigjenit. “Gjendja e kryeministrit konsiderohet serioze por e qëndrueshme. Prandaj stafi shëndetësor ka vendosur se duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe për disa ditë ”, tha ministria e shtetit në deklaratë.

48-vjeçari kishte marrë dozën e parë të vaksinës në 6 Maj. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus pas samitit dy ditor të BE në Bruksel në fund të muajit qershor, ku mes pjesëmarrësve ishin presidenti francez Emanuel Macron, kancelarja gjermane Angela merkel e liderë të tjerë europianë.

SHKARKO APP