Kryeministri i Luksemburgut në gjendje të rëndë nga Covid-19

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel pasi u konfirmua para dy ditësh me COVID-19 është shtruar në spital. Nëpërmjet një deklarate, qeveria bëri me dije se kryeministri është në gjendje të rënde, por stafi shëndetësor po kujdeset për të në mënyrë që ta mbajnë në gjendje të stabilizuar. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Bettel u shtrua në spital pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

Gjendja aktuale mjekësore e kryeministrit konsiderohet e rëndë, por e qëndrueshme. Prandaj, stafi mjekësor që trajton kryeministrin ka vendosur që shtrimi në spital është ende i nevojshëm në mënyrë që të të mbahet nën vëzhgim”, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP