Kryeministri italian: Ekziston një vullnet për luftë, Putin nuk do paqe
Bota E Enjte, 17 Mars 2022 20:33
Pasi presidenti i SHBA-së Joe Biden e cilësoi për herë të parë Vladimir Putinin si kriminel lufte, për kryeministrin italian presidenti rus nuk ka vullnet për paqe, por vetëm për luftë.
Mario Draghi tha se mund të duhet të tjera sanksione për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Nga ana e Putinit nuk ka vullnet për paqe. Ekziston një vullnet për luftë”.