Kryeministri italian mbështet Rusinë: Ka rol thelbësor
Kryeministri italian e sheh si thelbësor rolin e Rusisë në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare.
Giuseppe Conte thotë se Perëndimi duhet të kërkojë dialog më Rusinë, në vend që t’i kthejë krahët.
“Pa përfshirjen e Rusisë është e vështirë, nëse jo e pamundur të gjendet një zgjidhje realiste deha afatgjatë për krizën botërore”, tha Conte gjatë një conference shtypi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai mbështeti të ashtuquajturën “qasje e dyfishtë” e NATO-s ndaj Moskës, e cila përfshin mbrojtjen dhe ruajtjen e dialogut.
Duke e vlerësuar si thelbësor rolin e Rusisë, Conte u bëri thirrje vendeve të BE-së të angazhohen në mënyrë më efektive në bisedime me Moskën, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe përshkallëzimi i rrezikshëm i situatave.
Conte drejton qeverinë e formuar nga dy partitë antiestablishment, Lega dhe Lëvizja 5 Yjet, të cilat e kanë mbrojtur prej kohësh idenë e forcimit të lidhjeve me Rusinë dhe braktisjen e politikave të sanksioneve.
KOHA JONË SONDAZH

