Kryeministri italian: Nuk ka përfunduar akoma, s’është koha për festa

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, lëshoi një apel ndaj qytetarëve ku iu bënte të qartë se nuk është koha për festa dhe për rikthimin e jetës së natës, në të kundërt kurba do të rritet.

Vendi fqinj ka shkuar drejt hapjes së plotë, dhe kjo ka rritur frikën e autoriteteve në vendin fqinj për një shtim të rasteve

“Ju falenderoj, por nuk ka përfunduar akoma. Të jemi të qartë, nuk është koha për festa dhe për rikthimin e jetës së natës, në të kundërt kurba do të rritet”, u shpreh Giuseppe Conte, kryeministër i Italisë.

Teksa bilanci total i të prekurve shkoi në 227 mijë dhe ai i viktimave në 32 mijë e 330, guvernatorët e rajoneve janë dakordësuar për rikthimin e një forme izolimi nëse shifrat e për hapjes së koronavirusit do të vazhdojnë të rriten.

SHKARKO APP