FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri izraelit thirrje vendeve evropiane: Zhvendosni ambasadat në Jeruzalem

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje vendeve evropiane të ndjekin SHBA-në në njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e vendit të tij.

Netanyahu ndodhet në Bruksel për bisedime, dhe kjo hera e parë që një kryeministër izraelit ka vizituar kryeqytetin belg në më shumë se 20 vjet.

Por shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini deklaroi se qëndrimi i bllokut evropian mbi këtë çështje është i pandryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo mbërriti në Bruksel, Netanjahu përshëndeti përsëri vendimin e Presidentit Donald Trump, duke thënë se Jeruzalemi ishte kryeqyteti i popullit hebre për 3,000 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë besoj se shumica e vendeve evropiane duhet të lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, ta njohin si kryeqytetin e Izraelit dhe të angazhohen për sigurinë, prosperitetin dhe paqen”, deklaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?