Kryeministri miliarder pranon humbjen në zgjedhje
Kryeministri miliarder çek Andrej Babis dhe partia e tij ANO, kanë humbur në garën për t’u rizgjedhur. Ai ka pranuar humbjen ndaj dy aleancave opozitare.
“Kjo është jeta, ne e kuptojmë dhe e pranojmë”. Partia populiste e multimiliarderit ANO fitoi 27.1 për qind të votave dhe pritet të fitojë 72 ulëse në Dhomën e Deputetëve prej 200 ulësesh.
Pasi e uroi kundërshtarin e tij Petr Fiala për fitoren, ai e akuzoi opozitën për “fushatë të shpifjeve”. Partitë opozitare janë në të njëjtën linjë me shtetet kryesore të Bashkimit Europian në ndryshim nga Babis që është euroskeptik.
Votuesit çekë për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kanë lënë jashtë parlamentit komunistët.