Kryeministri spanjoll: E arritëm pikun e COVID-19, tani fillon rikthimi në normalitet
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka deklaruar sot se Spanja e arriti pikun e COVID-19 dhe tashmë do të mendohet për masa lehtësuese për të dalë nga ”Lock-Down”.
Ulja e numrit të viktimave ditët e fundit ka bërë që Sanchez të mendojë që tashmë Spanja e kaloi më të keqen nga koronavirusi.
Ai tha se gjithsesi nuk do të ketë një hap pas për Spanjën pasi është një periudha më e vështirë që ka kaluar Spanja prej gripi spanjoll të 1918. Por Sanchez paralajmëroi se nuk e di dhe vetë ai se në çfarë normaliteti do të rikthehet Spanja pasi deri tani ka pësuar 14 mijë e 792 vdekje nga COVID-19, 148 mijë e 220 të infektuar, goditje të sistemit shëndetësor por dhe sektorit të turzimit që është baza e ekonomisë spanjolle.