Kryeministri turk: Asnjë organizatë terroriste nuk mund të na marrë peng

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka vizituar drejtorinë e policisë në Elazığ, e cila ishte shënjestër e një sulmi me bombë ditën e sotme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për gazetarët pasi vizitoi vendin ku shpërtheu bomba, Kryeministri Yıldırım është shprehur: “Sot në mëngjes rreth orës 09:00 si pasojë e shpërthimit të një automjeti të mbushur me eksploziv përballë komisariatit të policisë në momentin e parë 3 efektivë ranë dëshmorë dhe 217 të tjerë mbetën të plagosur. Sipas informacioneve të fundit 72 të plagosur kanë dalë nga spitali, ndërsa mjekimi për 145 të tjerë është duke vazhduar në 5 spitale. 85 nga të plagosurit janë efektivë policie, ndërsa 60 të tjerët janë civilë. Mes të plagosurve 20 janë në gjendje të rëndë, ndërkohë 14 prej tyre janë më rëndë.”

Duke theksuar se organizatat terroriste janë bërë të gjitha një dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, Yıldırım ka shtuar: ”FETÖ e cila nuk arriti të përfundojë me sukses tentativën për grusht shteti më 15 korrik, tashmë të gjithë forcën dhe synimet e saj të përfunduara ia ka ngarkuar organizatave të tjera terroriste.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Yılıdırım gjatë fjalës së tij gjithashtu tha: “Dua të them nga këtu në vendngjarje që i jemi vënë njëherë kësaj rruge. Asnjë organizatë terroriste nuk mund të bëjë mundje dore me Turqinë. Këtë popull asnjë organizatë terroriste nuk ka për ta marrë peng.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?