Kryeministrja e Danimarkës: “Groenlanda nuk është për shitje, Trump nuk heq dorë”
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të ketë interes të madh për Groenlandën. Megjithatë, ajo theksoi se sovraniteti i ishullit duhet të respektohet, duke shtuar se populli i Groenlandës ka bërë të qartë se nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.
“Dëshira e presidentit amerikan mbetet e njëjtë,” tha Frederiksen gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih. Ajo është e hapur për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë në Arktik, por shtoi se ka kufij për këtë temë.
Kur u pyet nëse do të konsideronte caktojnë një çmim për ishullin në rast presioni nga Trump, Frederiksen e mohoi kategorikisht mundësinë. “Sigurisht që jo. A mund t’i caktoni ju çmimin një pjese të Spanjës, SHBA-së apo cilësdo pjesë të botës?” u shpreh ajo.
Interesimi i Trump ka krijuar tensione në marrëdhëniet e SHBA-së me partnerët e saj, por ai ka moderuar qëndrimin që nga fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku njoftoi dakordësinë me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, për krijimin e një kornize që mund të hapë rrugë për një marrëveshje mbi Groenlandën.
KOHA JONË SONDAZH

