Kryenegociatori i BE-së ka dyshime për Brexit: Askush s’e di ende çfarë përfiton Anglia nga kjo
Negociatori kryesor i BE-së në çështjen e Brexit, Michel Barner në një konferencë të zhvilluar në Lisbonë, ka folur gjerë e gjatë rreth procesit, por në të kishte vetëm një kureshtje kryesore.
Sipas tij, ende as sot nuk mund të dalë dikush t’i shpjegojë vlerën e shtuar të Brexit, pra çfarë përfiton konkretisht Anglia nga dalja. Për më tepër këtë nuk mund ta bëjë as Nigel Farage sipas tij, ideatori kryesor i kësaj fushate.
Farage, i cili ka ngritur Partinë Brexit më herët gjatë këtij viti, ishte një figurë kyçe në lëvizjen për të larguar anëtarësinë e Anglisë nga BE-ja.
Brukseli dhe Londra së fundmi kanë arritur një marrëveshje divorci, e cila do të përfundojë me daljen e Anglisë nga BE-ja, por legjislativi i Mbretërisë së Bashkuar është ndalur, pasi në dhjetor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.
Parlamenti britanik votoi në parim, për marrëveshjen e rishikuar të kryeministrit Johnson, por u shpreh se i nevojitej më shumë kohë për të aprovuar të gjithë nënçështjet e tjera brenda ligjit. Ky kufizim detyroi kryeministrin Johson të thërriste për zgjedhje të parakohshme, të cilat u pranuan si ide edhe nga opozita laburistë.
BE-ja ka pranuar për shtyrjen e afatit të daljes nga Unioni deri në 31 Janar.
SCAN