Kryeprokurori i Stambollit ka vënë në shënjestër kryeministrin izraelit Netanjahu duke kërkuar arrestimin e tij

Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë izraelite nën akuzën për gjenocid. Ndër 37 të pandehurit janë Ministrin izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Lista e plotë nuk është publikuar ende.

Sipas njoftimit individët e kërkuar akuzohen për gjenocid kundër palestinezëve dhe krime kundër njerëzimit. Mijëra vetë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme thuhet më tej në deklaratën e prokurorisë.

Në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mijëra vetë, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme.Fotografi: Mahmoud Issa/REUTERS

Reagimi i Izraelit dhe i Hamasit
Izraeli e hodhi poshtë kategorikisht akuzën. Ministri i Jashtëm Gideon Saar e quajti atë “mashtrimin e fundit progandistik” të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin ai e quajti “tiran”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi islamist Hamas, sulmi masiv i të cilit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, e përshëndeti veprimin e Turqisë. Hamasi klasifikohet si organizatë terroriste nga shumë vende, ndër të cilat bën pjesë edhe Gjermania.

Swiss Digital Mobile Reklama

DW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?