Kryetari i bashkisë së Kievit flet për median shqiptare: Ne duam Perëndimin, Rusia do Bashkimin Sovjetik

Këtë 28 shkurt, bëhet një vit nga nisja e luftës ruse në Ukrainë. Një shtet i shkatërruar, por që po reziston fort dhe kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit Vitali Klitschko, thotë se Rusia jeton ende me ndjenjat e Bashkimit Sovjetik dhe se ukrainasit i shohin si pjesë e kësaj ideje. “Por ajo kohë ka perënduar”,-thotë ai për “A2Cnn”, duke shtuar se shpreson që lufta të sjelle sa më shpejt paqen.

“Ne kemi luftuar këtë luftë me mbështetjen e qytetarëve ukrainas, por edhe me ata të kryeqytetit gjithashtu. Në Kiev janë shkatërruar më shumë se 700 ndërtesa, mbi 470 apartamente, janë vrarë më shumë se 150 civilë, përfshirë 4 fëmijë. Është shkatërruar jeta normale e miliona njerëzve në Ukrainë, dhe jo vetëm këtu, por edhe në Europë. Aktualisht kemi shumë sfida”, rrëfen kryebashkiaku.

Po ashtu Klitschko vijon duke thënë se “dëshira kryesore e çdo ukrainasi është që të ndalohet kjo luftë e pakuptimtë dhe që të vazhdojmë të jemi një shtet i pavarur. Të gjithë duhet ta kuptojnë se arsyeja e kësaj lufte të pakuptimtë është për shkak të dëshirës sonë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Rusia kërkon që të na kthejë pas në Perandorinë Ruse”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?