Kryetari i komunës së Kumanovës: Situata dramatike
Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski tha se situata është dramatike në qytet, por apelon që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien prej e provokimeve.
“Qysh prej orëve të hershme të mëngjesit Kumanova gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme. Mëngjesi na gjeti me të shtëna, me detonime, helikopter dhe kjo gjë po zgjat. Situata është mjaft dramatike dhe ka shqetësim të madh te njerëzit, disa po i lëshojnë shtëpitë. Tentova që të shkoj në atë pjesë ku ka luftime, por policia nuk më lejoi për arsye të sigurisë. Apeloj deri te qytetarët që të qëndrojnë qetë, të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkëngjiten asnjë grupi për shkak të përcaktimit etnik, pasi që të gjitha kontaktt e mia me partitë politike dhe organizatat qytetare, sidomos me shqiptarët, thuan se askush nuk i jep përkrahje dhe kriza duhet të përfundoj me eliminimin e këtij grupi dhe kthimin e qetësisë te qytetarët”, tha ndërmjet tjerash Damjanovski.